Fëmijët në qytetin norvegjez Balstad bëjnë çdo ditë një punë që fitojnë të ardhura të mira, të cilën nuk mund ta bëjnë të rriturit.
Ata u presin gjuhën një lloji peshku (Bakallar) që është specialitet i norvegjezëve, i cili për shkak të kërkesave të mëdha u jep mundësi fëmijëve të punojnë për pastrimin e tyre.
Më i miri në këtë biznes, i cili ka siguruar të ardhura më të mëdha është 16-vjecari Trgjav Petersen. Babai i tij është peshkatar dhe i ka mësuar të birit metodat më të shpejta dhe të thjeshta për ta bërë punën.
“Kur fillova ta bëja këtë punë, prisja rreth 2 kg peshk në ditë. Sot arrij të bëj 80 kg, të cilat më sjellin të ardhura rreth 500 euro në ditë,” – tha adoleshenti. Eshte me te vertete per tu admiruar pasi te ardhura te tilla per femijet jane realisht te majme .
Gjithasthu ai shtoi se kjo është metodë shumë e mirë për të siguruar disa gjëra për veten, si celularë të fundit, laptopë, rroba apo udhëtime jashtë vendit