Fëmijët në Madagaskar punojnë nga 13 orë në ditë, disa i kanë më pak se 5 vjet

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Minerali që përdoret për prodhimin e aeroplanëve, veturave, telefonave mobil, ngjyrat, kozmetikë dhe izolim termal, nxirret nga toka nga fëmijët në Madagaskar.

Një hulumtim i realizuar nga NBC News që do të transmetohet në disa pjesë, trajton çështjen se si fëmijët i kalojnë 13 orë në ditë në temperatura të larta, duke gërmuar dhe kërkuar mineralin Mica.

Fëmijët duke punuar në një minierë në Madagaskar, janë ankuar se kanë probleme shëndetësore në veçanti në sistemin respirator

Reporterja që ka shkuar në Madagaskar ka bërë të ditur se ka biseduar me disa kompani të atjeshme që merren me nxjerrjen dhe shitjen e Micas, duke pranuar se menaxhmenti i tyre është i vetëdijshëm se fëmijët janë faktori kyç i biznesit të tyre, transmeton Telegrafi.

“Na thonë se nuk mund të bëjnë asgjë për këtë”, thotë Cynthia McFadden.

Pamjet e saj nga vendi i ngjarjes shfaqin momentin kur një burrë lavdëron fëmijët dhe duart e tyre të vogla për punën e mirë. Në mesin e punëtorëve në minierë, është edhe një nënë e re e katër fëmijëve, të moshës deri në 5 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme