Ndoshta kështu ka qenë gjithmonë, ndoshta vetëm në këto vitet e fundit, e vërteta është se me ndihmën e teknologjive të reja dhe hapjen e më shumë vendeve të punës për femra, ato janë kthyer tashmë në multitasking, në gjendje të zgjidhin njëkohësisht disa punë.
Femrat nuk janë më vetëm nëna apo shtëpiake, por profesioniste të angazhuara dhe të afirmuara. Femrat pra, janë më inteligjente se meshkujt? Apo janë më performuese?
Ajo që për seksin e dobët ka qenë gjithmonë një siguri, tani duket se ka gjetur një konfirmim shkencor: femrat janë më mirë se meshkujt.
Ky është rezultati i një analize të kryer mbi rezultatet e shumë testeve mbi koeficientin e inteligjencës, të cila janë shumë në modë në vendet anglosaksone. Test në të cilët femrat ua kanë kaluar meshkujve në mënyrë të qartë.
Vlerësimi u publikua në Sunday Times prej njërit prej ekspertëve botërorë të Ki-së, zelandezi James Flynn.
Deri para një shekulli, femrat arrinin rezultate më të ulta prej minimumi pesë pikësh në krahasim me meshkujt, aq sa psikologët filluan të mendonin se shkak i një “hendeku” të tillë mund të ishin ndryshimet e thella gjenetike.
Por ky boshllëk, është zvogëluar ndjeshëm në vitet e fundit dhe sot, ndoshta, arriti dhe parakalimi.
Koeficienti i inteligjencës i të dyja sekseve po zhvillohet me të njëjtin hap me modernitetin dhe përparimin e shoqërisë: jeta më komplekse sfidon trurin tonë, i cili adaptohet dhe rrit aftësitë tona.
Por, Flynn shpjegon se IK i femrave është rritur më shpejt. Efektet e perfeksionizmit të përgjithshëm janë më të dukshme tek ato dhe jo te meshkujt.
Mund të jetë ky një sinjal i parë? Femrat më inteligjente se meshkujt: po apo jo?