Fenerbahce ka caktuar kushtet për shitjen e Vedat Muriqit.
Tottenham kërkon me ngulm Vedat Muriqin. Mediat turke bëjnë me dije se Jose Mourinho e sheh si zëvendësuesin ideal të Harry Kane i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave, bomberin e përfaqësueses së Kosovës.
Muriqi është i lumtur për momentin te Fenerbahce por ai kurrësesi nuk do t’i thoshte jo një oferte nga Tottenham.
Megjithatë problemi kryesor në këtë operacion merkatoje qëndron te shifra e lartë që kërkon Fenerbahce për kartonin e futbollistit.
Drejtuesit e klubit turk synojnë të përfitojnë 20 milionë paund nga shitja e Muriqit dhe për këtë arsye kanë refuzuar ofertën e parë të Spurs për lojtarin që ka qenë më e ulët, transmeton SS.
Në këtë sezon të kampionatit turk i pari për të me fanellën e Fenerbahces, Muriqi ka realizuar deri tani 11 gola në 17 takime dhe ofertat në drejtim të tij janë të shumta.