Fenerbahçe “paguan” 10 milionë euro për Muriqin

Prishtinë | 25 Dhj 2024 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti turk i futbollit, Fenerbahçe, ka rritur punën për transferimin e Vedat Muriqit nga Mallorca.

Mediat spanjolle, duke përfshirë “Mundo Deportivo” kanë shkruar të martën mbrëma e të mërkurën që Fenerbahçe është e gatshme të paguajë 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kosovës në afatin kalimtar të janarit.

Pritet që nga Feneri të largohet Youssef En-Nesyri, që po joshet nga një ofertë prej Arabisë Saudite. Dhe skuadra e Jose Mourinhos më pas mund ta transferojë Muriqin.

Muriqi ka të kaluar te Fenerbahçe, skuadër që ka mbetur prapa në garën për titull. Në edicionin 2019/2020 kishte shënuar 17 gola në 36 paraqitje, ndërsa i kishte edhe shtatë asistime. Ato paraqitje ia mundësuan transferimin te Lazio.

Mbetet të shihet nëse Mallorca, që paraqitet në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës më 9 janar, do të pajtohet të heq dorë nga Muriqi. Sulmuesi i fuqishëm është shumë i rëndësishëm te skuadra spanjolle.

Të ngjashme