Ka përfunduar edhe xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës në futsall, në të cilën favoritët shënuan fitore të thella, kurse derbi kryesor ndërmjet Liburnit dhe Feniksit përfundoi pa fitues.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se përkundër që ka një lojë më pak të zhvilluar klubi nga Drenasi, Feniksi është kampion vjeshtor.
Ndeshjen e mbetur do ta zhvillojë ndaj rivalit për titull Besës së Pejës.
Rezultatet e xhiros së nëntë dhe tabelën e klasifikimit mund ta shikoni më poshtë:
Juniku 4 : 8 Përlepnica
Varoshi 2 : 11 Peja F
BB Llapi 3 : 5 Prishtina
Liburni 3 : 3 Feniksi
Besa 11: 2 Malisheva