Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar 31-vjetorin e rëniës së luftëtarëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala.
Më poshtë statusi i plotë i Shalës:
31 janari i sotëm shënon pikërisht 31-vjetorin e rënies së tre prej shumë flamurtarëve të lirisë: ENVER H.MORINA, SHANI A. MORINA dhe SAHIT I. SHALA.
Enveri, Shaniu dhe Sahiti u bënë therror për t’u bërë shembull për brezat pasardhës se si duhet dashur dhe si duhet flijuar për Atdhe.
Më 31 janar të vitit 1990 Enveri, Shaniu dhe Sahiti u bënë lajmëtarët e pushkëve të çlirimtarëve, të cilët s’do të vononin shumë për t’u hakmarrë shumfishë dhe për ta sendertuar ëndrrën e moçme të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Flini të qetë në lapidare, Enver, Shani dhe Sahit, se dielli i lirisë sot e shndritë tokën e Kosovës që ju e latë me gjakun e njomë.
Lavdi paçi për jetë e mot!
Ferat Shala