Opozita: Kosova ka hyrë në krizë të thellë ekonomike, ftohen marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 09:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Situata e përgjithshme në Evropën e ndikuar nga lufta në Ukrainë ka bërë që të ketë probleme edhe në zinxhirin e furnizimit dhe prodhimit të produktet ushqimore.

Madje shumë shtete kanë ngritur alarmin për mungesë të produkteve bazike e ngritje të çmimeve, raporton Ekonomia Online.

Për shkak të kësaj deputetët të opozitës po thonë se Kosova ka hyrë në krizë të thellë ekonomike dhe kjo po bëhet e papërballueshme për qytetarët e vendit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk ka anjë përparim në sektorin ekonomik, energjetik dhe as atë politik.

Tutje, ai foli edhe për relacionet Kosovë-Shqipëri, duke shtuar se pas kaq vitesh ka ftohje ndërmjet dy vendeve.

“Lufta në Ukrainë definitivisht do të ndikojë edhe në zinxhirin e furnizimit dhe prodhimit për produktet ushqimore. Tashmë shumë institucione ndërkombëtare kanë ngritur alarmin që duhen masa paraprake dhe nuk guxojmë të jemi të heshtur dhe nuk guxojmë të jemi pasiv para një situate të tillë”.

“Nuk po e shohim nivelin e lartë më sektorin ekonomik, energjetik dhe as atë politik. Kemi ftohje të relacioneve Shqipëri-Kosovë që nuk do të duhej ta kishim pas kaq vitesh kur Kosova është shtet dhe kemi këto institucione”, tha Shala.

Sipas tij, nuk ka qartësi as në procesin e dialogut, por vetëm ngrirje totale të gjithë spektrit politik ndërkombëtar, duke shtuar se Qeveria nuk ka krjuar alternativë për furnizim dhe prodhim.

“Aktualisht nuk kemi strategji zhvillimore. Nuk kemi qartësi në procesin e dialogut, por kemi ngrirje totale të gjithë spektrit politik ndërkombëtar në këtë relacion dhe ndikon edhe në aspektin ekonomik sepse shumë linja të furnizimit janë të varura e që do duhej tashmë të kishim alternativa, por kjo Qeveri ende nuk ka krijuar alternativë për furnizim dhe prodhim”.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunajku-Rexhepi tha se qytetarët janë duke u përballur me krizën ekonomike dhe rritje të çmimeve prej atyre elementare e deri te karburantet, duke theksuar se jeta në Kosovë është bërë e papërballueshme.

“Normalisht që kemi krizë ekonomike. Qytetarët janë duke u përballur me krizën ekonomike me rritje të çmimeve prej atyre elementare deri te karburantet edhe materialet tjera. Andaj për qytetarët e Kosovës jeta është bërë e papërballueshme. Sa i përket rezervave shtetërore ministrja ka thënë se ka mjaftueshëm”.

“Ndërsa ka dalë lajmi se janë zhdukur 10 milionë euro dhe operatori nuk po dihet se ku është. Tani mbetet të merret prokuroria me këtë çështje. Gjithçka në Kosovë është bërë e papërballueshme. Zotëri Kurti nuk është takuar me dikë të rëndësishëm atje që mundet t’i sjellë favor Kosovës”, tha Bunjaku-Rexhepi.

Ndërsa, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj shqetësim të madh e sheh mosngritjen e pagave për qytetarët të cilët po e paguajnë koston e jetesës me ngritje të vazhdueshme të çmimeve, raporton EO.

“Është gjendje e rëndë ekonomike për qytetarët e Kosovës sepse ka vite që pagat nuk janë ngritur. Ndërsa kostoja e jetesës është rritur shumë sepse janë rritur çmimet e derivateve dhe energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë është varfëruar shporta e qytetarit. Kjo ka qenë arsyeja që kemi kërkuar që të sillet në Kuvendin e Kosovës edhe Ligji për paga dhe rritja e pagës minimale”.

“Paga minimale është sjellë por në mënyrë diskriminuese për kategoritë të veçanta. Ende nuk po e sjellë qeveria ligjin e pagave. Në bazë të Qeverisë thuhet që ka por mjaftueshëm nuk ka. Ka disa marrëveshje por sa po implementohen këto marrëveshje qoftë ekonomike e politike duhet komisionet parlamentare me shikuar zbatimin e këtyre marrëveshjeve”.

Të ngjashme