Opozita ankohet se nuk po miratohen projektligjet që po i propozojnë

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 08:20 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e opozitës po ankohen që pozita nuk po i mirato projektligjet e propozuara nga këta të fundit për inate politike, tendencioze dhe arrogante.

Sipas tyre pozita po tregohet joprofesionale, dhe nuk është e interesuar që të arrihet kompromis për çështjet në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ndonëse propozimet e pushtetit që kanë qenë në të mirë të qytetarëve i kanë miratuar, kjo e fundit nuk ka votuar pro për inate dhe arrogancë vetëm pse e kanë propozuar pozita një projektligj të caktuar.

“Fatkeqësisht pozita përveç se nuk po tregon profesionalizëm dhe aftësi për t’i zgjidhur problemet përmes projektligjeve, gjithashtu po tregohet arrogante dhe injorante në krahasim, në drejtim të mbështetjes së projektligjeve të opozitës edhe nëse ato nuk kanë pretekst elektoral. Kemi pa që VV-ja ka propozuar më herët që do t’i largojnë tatimet për produktet esenciale të Kosovës që po ndikojnë në jetën e qytetarëve për shkak të shtrenjtimit të rrymës, krizës së madhe, ne kemi pasur një projektligj konkret në këtë drejtim, tatimin e vlerës së shtuar kur e kemi larguar tatimin e vlerës së shtuar në këtë drejtim, por fatkeqësisht pozita nuk e ka miratuar për inate dhe arrogancë të saj për arsye se e kemi propozuar ne”.

Mosmiratimi i projektligjeve për inate politike nga pozita sipas Lushtakut po shkon në dëm të qytetarëve, duke shtuar se disa propozime vijnë nga partia në pushtet vetëm sa për të thënë “unë e kam marr iniciativën”.

“Absolutisht ndikojnë shumë tek qytetarët, ne po e shohim që shtrenjtimit e rrymës janë bërë ekstreme, edhe rritjet e çmimeve, shporta e familjeve të Kosovës gjithmonë me të kushtueshme po bëhen, dhe me një çmim çfarë e kanë blerë para krizës ekonomike ata tashmë nuk po munden me i ble ato produkte”.

“Qeveria nuk po merr asnjë aktivitet të ndryshojë edhe Ligjin e pagave tek sektori publik, por edhe privat sepse nisma që e ka e ka në kundërshtim me Ligjin e punës që duhet të shkojë përmes Këshillit ekonomiko-social, dhe kësi lloj aso në fund të ditës nuk do të rezultojë me sukses. Disa aktivitete që po ndërmerr në projektimin e ligjeve siç është ajo në pagën minimale e ka vetë sa për t’i bërë, vetëm sa për të thënë që ‘unë e kam marr iniciativën’, ndërsa në fund të ditës nuk do të rezultojnë me sukses dhe do të kenë ndikim të jashtëzakonshëm negativ”, tha Lushtaku.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj tha se si opozitë i kanë votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Tutje, ajo tha se shumë marrëveshje ndërkombëtare që në periudhën sa Vetëvendosje ishte në opozitë nuk i kanë votuar dhe tash vetë po i  sjellin vetë në Kuvend.

Sipas saj, deputetët e pozitës janë të zënë me agjenda dhe udhëtime zyrtare andaj edhe ka grumbullim të projektligjeve që po presin për votim, raporton EO.

“Ne po dallojmë si opozitarizëm me Lëvizjen Vetëvendosje sa ka qenë në opozitë për shkak se të gjitha nismat marrëveshje ndërkombëtare po i  votojmë sepse e dimë që janë në të mirë të qytetarëve sepse e rrisin mirëqenien e qytetarëve sepse ka projekte të rëndësishme gjë që vetëvendosja ne opozitë nuk i ka bërë. Ka shumë marrëveshje ndërkombëtare që në periudhën sa vetëvendosje sa ishte në opozitë nuk i kanë votuar dhe tash vetë po i  sjellin vetë në Kuvend për t’i votuar dhe ne si AAK kemi thënë se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes të Kosovës ne do t’i votojmë”.

“Ndonjë projektligj që është për ushtrinë dhe çdo gjë që ka të bëjë me agjendat nacionale të Kosovës ne i votojmë. Ndërsa çdo nismë që ka marrë opozita dhe çdo interpelancë që është marrë asnjëra nuk është përkrahë nga pozita. E kemi edhe projektligjin për Trustin ku pozita ka thënë se nuk do ta përkrahë. Veç projektligjet që propozohen nga opozita që se marrin ata i kanë shumicën e votave dhe po sillen me arrogancë dhe mund t’i kalojnë. Po shohim se janë të zënë me agjenda deputet e pozitës dhe udhëtime zyrtare dhe grumbullim enorm të projektligjeve që po presin për votim siç është edhe raporti i auditimit, dhe kemi grumbullim të agjendës enorme”, tha Kadriaj.

Të ngjashme