Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për përkrahjen e qytetarëve gjatë vizitave nëpër vendbanimet e ndryshme të komunës, nga Prekalla në Dobrushë.
Në një deklaratë emocionuese, ai theksoi lidhjen e veçantë që ndjen me secilin fshat, çdo lagje e çdo shtëpi që ka vizituar.
“Në secilin fshat, në secilën lagje e në çdo shtëpi kemi ndjerë emocion të veçantë, e gjithë kjo falë jush. Besnikëria e LDK-së jeni ju!”
Ferati falënderoi nga zemra qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se kjo përkrahje është shtylla kryesore për vazhdimin e punës dhe përkushtimit institucional në të mirë të qytetarëve të Istogut.