Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil për shumicën e çështjeve, por ai ka pranuar se koalicioni i madh nuk e ka të lehtë t’i sigurojë dy të tretat e votave që janë të nevojshme për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ferati ka thënë për “Epoka e re” se për ratifikimin e Demarkacionit do të ishte mirë të arrihej një konsensus nacional.
Ai ka shprehur drojën e tij se, pavarësisht asaj çfarë do të ndodhë në Kuvend me Demarkacionin, Kosova do të jetë humbëse.
Ferati ka vlerësuar se në këtë rast palët nuk kanë ditur të bëjnë politikë.
Ai ka thënë se sfida kryesore të Qeverisë mbetet zbatimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit