Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka thënë se futbollistët e ish-klubit duhet të sigurohet që të mos mbeten të mahnitur nga Lionel Messi në përballjen kundër Barcelonës.
Barcelona do të përballet me Manchester Unitedin sonte në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe që të dyja klubet kanë mjaft shumë histori në këtë garë evropiane, transmeton Gazeta Express.
Messi është duke e shijuar një tjetër sezon mbresëlënës këtë vit. Ai i ka shënuar 43 gola dhe i ka asistuar 21 të tjera në 40 ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon. Prej 43 golave të këtij sezoni, argjentinasi i ka shënuar tetë në Ligën e Kampionëve.
Sonte, Messi do të tentojë ta përmirësojë këtë statistikë edhe më shumë. Nëse Messin arrin të shënojë sonte, atëherë ai do të bëhej golashënuesi më i mirë i Barcelonës kundër Manchester Unitedit, si dhe do ta shënonte golin e parë në Old Trafford.
“Barcelona e ka një mënyrë specifike të lojës, e cila bazohet në posedimin e topit dhe ata të bëjnë shumë presion kur ti je në posedim të topit. Kështu që Manchester Unitedi duhet të jetë i kujdesshëm për këtë gjë”, ka thënë Rio Ferdinandi për BT Sports.
“Por, gjithçka do të vendoset nga ai njeriu i vogël, Messi. Si duhet ta ndalin atë dhe si duhet të përballen me të? Ata nuk duhet t’i japin atij shumë hapësire. Nëse i dhanë hapësirë për të lëvizur, ai do të shkaktojë probleme të mëdha”.
“Ajo që lojtarët duhet ta bëjnë është të sigurohen që të mos mbeten të mahnitur nga ai. Ai është një superyll, një legjendë, një prej më të mirë në këtë sport, por ata duhet ta largojnë këtë gjë nga mendja dhe nëse e arrijnë këtë, veçse e kanë bërë gjysmën e punës”.
“Gjysma e betejës është lufta mendore para ndeshjes. Jam i sigurt se Ole [Gunnar Solskjaer] do ta ketë një plan për Messin në mënyrë që ai të mos mbetet një kundër një me ndonjë mbrojtës apo portier”.