Mesfushorit tetovar, Ferhan Hasani, është bërë me skuadër të re teksa është prezantuar te HJK Helsinki.
Tetovari 29 vjeçari ka nënshkruar marrëveshje një vjeçare me klubin e madhe finlandez.
Më parë, Hasani ishte pjesë e skuadrave si Shkëndija, Wolfsburg e Brondby.
Kurse, së fundi ka luajtur në Arabi Saudite te skuadra e Besnik Hasanit, Al Raed.
“Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e HJK-së si i madh me një ecuri tradicionale. Pritjet e mia për sezonin e ardhshëm janë vërtet të larta”, ka thënë Ferhan Hasani.
Hasani ka 23 paraqitje me Maqedoninë e Veriut ku ka shënuar edhe dy gola.