Në seancën e kaluar të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ishin dhënë në shfrytëzim afatgjatë disa prona komunale.
Me pas MAPL kishte konstatuar se kishte pasur probleme procedurale, duke konstatuar se duhet të futen sërisht për miratim në Kuvend.
Mirëpo, pas kërkesave të banorëve të fshatit Stanoc i Poshtëm dhe disa përfaqësuesve të bizneseve që operojnë në pronën komunal afër Urës së Gurit, kryetari Ferit Idrizi ishte zotuar se do të anuloj gjithë procesin dhe nuk do të procedohen më në Kuvend.
Këtë premtim të tij të dhënë para banorëve të fshatit Stanoc i Poshtëm dhe përfaqësuesve të buzneseve ankuese, sot Kryetari Ferit Idrizi e ka dërguar në vend, ku sot Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë janë anuluar vendimet për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave komunale, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Ferit Idrizi:
ME QYTETARËT DHE PËR QYTETARËT
Ashtu siç ju kam premtuar qytetarëve dhe Këshillit Lokal të fshatit Stanoc i Poshtëm, sot në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë janë anuluar vendimet për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave komunale.
Jemi në shërbim të qytetarëve dhe qeverisim për qytetarët!