Ferit Idrizi zhvillon vizitë zyrtare në Bashkinë e Kavajës

Prishtinë | 23 Mar 2024 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka qëndruar të premten për vizitë zyrtare në Bashkinë e Kavajës, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë Fisnik Qosja.

Qëllimi i kësaj vizite, sipas Idrizit ishte krijimi i një platforme për bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave mes komunave të Kosovës dhe Bashkisë së Kavajës.

“Kisha kënaqësinë që sot bashkë me kolegë kryetar të komunave të Kosovës, qëndruam për vizitë zyrtare në Bashkinë e Kavajës, qëllimi i të cilës ishte krijimi i një platforme për bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave mes komunave. Falënderoj kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Fisnik Qosja, për mikpritjen dhe bashkëpunimin”, tha kryetari Idrizi.

Të ngjashme