Ferizaj, 25 aksidente nga të cilat 7 aksidente me lëndime

Prishtinë | 18 Shk 2025 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 10 – 16.02.2025, janë shqiptuar 1,182 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 17 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik”, thuhet në njoftim. Kurse, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 25 aksidente, nga të cilat 7 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona, si dhe 18 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes, stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” si dhe Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme