Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje.
Burri është raportuar nga bashkëshortja e tij, e cila po ashtu është sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.