Ferizaj e pret i stolisur nënpresidentin amerikan (Foto)

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 12:34 | Nga

Ferizaj dhe rrethina e tij është stolisur sot në mëngjes me flamuj e mbishkrime, duke mirëpritur nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe në shenjë nderimi për angazhimin prijës të Shteteve të Bashkuara për Kosovën .
Biden, së bashku me familjen e tij, do të qëndrojë sot pasdite afër kampit Bondsteel, për të përuruar pllakën kushtuar birit të tij Beau Biden III, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë pas luftës në vënien e themeleve të sistemit juridik në Kosovë.
Në ceremoninë e zbulimit të pllakës dhe emërtimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin Joseph R. “Beau” Biden III, do të marrin pjesë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës Rinisë e Sporteve, Naim Ferati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme