Muharrem Sfarqa, kryetari i Komunës së Ferizajt, sot ka pritur në zyrën e tij futbollistët e KF Ferizaj.
Muharrem Sfarqa u ka premtuar lojtarëve të skuadrës së Ferizajit mbështetje të plotë që ata t’i arrijnë synimet që kanë për pjesën e dytë të sezonit.
Kryetari Sfarqa tani do të jetë edhe më pranë klubit të Ferizajit pasi tani Kosova është anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s.