Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Pastërtia”, Dugagjin Etemi, kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbimet e mirëmbajtjes së rrugëve të qytetit gjatë sezonit veror. Sipas kësaj marrëveshje, KRM “Pastërtia” obligohet të bëj pastrimin e rrugëve/larjen e tyre gjatë gjithë sezonit veror si dhe të bëj eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave duke siguruar edhe bartjen e tyre në deponinë legale të mbeturinave.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në funksion të përmbushjes së zotimit të Aliut që të rris shërbimet dhe kujdesin ndaj qytetarëve, veçanërisht në ofrimin e një ambienti të pastër dhe të mirëmbajtur vazhdimisht nga ndërmarrja publike përkatëse.
Kjo marrëveshje fillon së zbatuari nga kjo javë dhe përfshin të gjitha rrugët e qytetit.