Ferizaj shënon Ditën e Pavarësisë me shumë aktivitete

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Në hapësirat e bibliotekës në Ferizaj u mbajt aktiviteti për Ditën e Pavarësisë.

Për rrugëtimin historik drejt pavarësisë me kumtesa u paraqitën: Majlinda Misini dhe Fatlum Ibrahimi- historian. Po ashtu biblioteka u ndau mirënjohje miqve të bibliotekës znj. Sanie Tahiri,z. Bajram Maloku, Amir Rexhepi dhe z. Milaim Tahiri që pasuruan fondin librar të bibliotekës duke dhuruar librat që kanë poseduar.

Po ashtu, në shenjë mirënjohje për bashkëpunim, mirënjohje morrën shkollat Shkolla e Mesme Teknike “Pjetër Bogdani” dhe Shkolla e mesme e ulët “Ahmet Hoxha”.

Lexuesit më të mirë për vitin 2019 u shpallën : Dion Durmishi, Artina Siriniqi, Adea Aliu-sektori për fëmijë, Floriana Nuhiu, Donjeta Syla, Nexhmedin Haxhiu-sektori për të rritur dhe Dibran Osmani, Edon Jakupi Albina Behluli, lexues të dalluar në sallë të leximit.

Ndërkaq, mbrëmë në Kishën Katolike “Engjëlli i Rojes”- Ferizaj, u mbajt një koncert i muzikës klasike nga instrumentistet ferizajase Arbëreshë Ademi- çelo dhe Arjeta Krosa- flautë, ndërsa në piano i përcolli Rinor Aliu. Në koncert u ekzekutuan vepra nga kompozitorët botërorë: Bach, Bozza, Bizet dhe Weber. Koncerti u mbajt në kuadër të manifestimit – 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme