Policia e ka shoqëruar një person nga fshati Koshare i Ferizajt në stacionin policor pasi mbrëmë kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuar V. R. ishte i moshës 35-vjeçare.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri (pistoletë).
Rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës “./Klankosova.tv