Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në emergjencën e spitalit rajonal të Ferizajt një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, i cili sipas mjekut kujdestar, është therur me thikë
Ngjarja ka ndodhur të hënën në fshatin Zaskok të Ferizajt, ku viktima pas tretmanit fillestar mjekësor është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK.
Ndërkaq policia ka arritur ta identifikojë dhe më pas ta arrestojë të dyshuarin i cili është i mitur.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes.