Vodhi një veturë, arrestohet 37 vjeçari në Ferizaj

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, kanë arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture

Përmes një komunikate për media, policia bën të ditur se rasti është raportuar nga viktima se me 16.12.2019 rreth orës 23:55 minuta ju ka vjedhur vetura e markës Ford me targa lokale.

“Njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë informuar stacionet policore Lipjan dhe Prishtinë, pasi dyshohej se vetura është duke qarkulluar në autostradën Ferizaj- Prishtinë. Rreth orës 01:20 minuta, në fshatin Milloshevë është ndaluar vetura me personin e dyshuar”, thekson komunikata.

Policia ka bërë të ditur se 37-vjeçari R.A. është arrestuar dhe i është konfiskuar vetura e cila pas përfundimit të procedurave ligjore i është kthyer pronarit.

“Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të Prokurori të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thekson komunikata.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme