Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, sot zhvilloj takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, me të cilin bisedoi për shumë çështje me rëndësi për zhvillimin e projekteve të rëndësishme për Komunën e Ferizajt, konkretisht për fillimin e procesit të krijimit të zonës së re, e të lirë ekonomike, e cila sipas projeksioneve institucionale, do të jetë e veçantë për nga infrastruktura si dhe elementet tjera përcjellëse.
Ministri Hasani, u zotua se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të përkrahë fuqishëm iniciativën e Aliut, duke gjetur mundësinë e financimit të projektit për ngritjen e infrastrukturës në zonën ekonomike e cila do të krijohet së shpejti.
Në anën tjetër Aliu, falënderoj Ministrin Hasani për gatishmërinë e treguar, lidhur me projektin në fjalë dhe u zotua se sa i përket obligimeve që dalin për realizim të e këtij projekti nga ana e Komunës , ato do të përmbushen në kohë.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera me rëndësi, në funksion të ngritjes së mirëqenies qytetare.
Aliu në këtë takim shoqërohej nga Zëvendësministri i financave Mustafa Grainca, drejtori i shëndetësisë Besnik Berisha dhe udhëheqësi i kabinetit Selim Marevci.