Ferizajasi sulmohet me shufër metalike

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar me shufër metalike një tjetër, raporton Express

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Ferizaj, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj, 03.10.2021 – 17:27. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar me shufër metalike viktimën mashkull kosovarë duke i shkaktuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Të ngjashme