Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli së bashku me Ambasadorin e Kanadasë në Kosovës, Daniel Maksimiuk morën pjesë më ceremoninë e shpërndarjes së makinave mjelëse dhe pajisjeve laboratorike për analiza të qumështit në fshatin Rubovc.
Nënkryetari Tasholli në emër të kryetarit Ahmeti ka falënderuar Ambasadorin e Kanadasë për donacionin si dhe Shoqatën e prodhuesve të qumështit për këtë projekt që i kanë ndihmuar gratë ndërmarrëse dhe kryefamiljare.
Komuna e Lipjanit ishte në mesin e tre komunave që përfituan donacion nga ky projekt që u hartua nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë me Shoqatën e prodhuesve të qumështit në Kosovë.
Përfituese nga Komuna e Lipjanit ishte Fahrije Reçica nga Rubovci, e cila mori 13-të makina mjelëse për 13 përfituese nga fshati Rubovc që kanë ferma me lopë qumështore dhe që bëjnë grumbullimin e rreth 1 000 litra qumësht në ditë.