Me moton “Mbroj produktet tuaja me sigurimet bujqësore”, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), si anëtare e Grupit të Bankës Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorisë komunale të Bujqësisë, të martën në Pejë ka startuar me fushatë për ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e fermerëve për sigurimet e produkteve të tyre bujqësore nga ndikimet e kushteve klimatike.
Me këtë fushatë, që do të mbahet edhe në disa komuna të tjera dy javët e ardhshme, fermerëve të pranishëm në sallën e Kuvendit Komunal, ku është mbajtur takimi, u tha se synohet rritja e njohurive për sigurimet bujqësore midis fermerëve të vegjël dhe atyre komercialë, institucioneve dhe shoqatave të ndryshme bujqësore, agjencive qeveritare të angazhuara në bujqësi dhe publikun e gjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjithashtu do të mblidhen të dhëna përmes anketave individuale dhe anketave në grup dhe këto të dhëna u nevojiten drejtuesve të këtij projekti që të analizohen ngjarjet e pafavorshme, si moti i keq dhe sëmundjet e ndryshme të kafshëve që kanë ndikuar negativisht në prodhimtarinë bujqësore në të gjitha rajonet e Kosovës.
Fermerët e komunës së Pejës kanë shfaqur skepticizëm për vënien në jetë të këtij qëllimi