Feronikeli huazon te Prishtina 6 futbollistë për Ligën e Europës

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka vendosur që të ndeshja mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës të zhvillohet në një orar tjetër dhe brenda kësaj jave.


Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Prishtinës, ku është bërë e ditur se Prishtina në këtë ndeshje duhet të prezantohet me një skuadër komplet tjetër.

Pra, kryeqytetasve do t’iu duhet të kërkojnë tani një skuadër komplet tjetër, si kusht nga UEFA për ta zhvilluar këtë ndeshje.

Prishtinës i kanë dalur në ndihmë disa klube nga Kosova, duke i ofruar futbollistët e tyre për këtë ndeshje. Këto klube janë Feronikeli, Llapi, Ballkani, Drenica, Trepça ’89, Flamurtari dhe Vushtrria.

Drejtori i klubit të Feronikelit, Ragip Veseli, për Gazetën Sheshi ka konfirmuar se i kanë ofruar Prishtinës portierin, Florian Smakiqin, mbrojtësit Lapidar Lladrovcin, Ilir Berishën dhe Yll Hoxhën, mesfushorin Albert Dabiqajn dhe sulmuesin Mendurim Hotin.

Kujtojmë se FC Prishtina është duke bërë përpjekje që kjo ndeshje të zhvillohet të shtunën (22 gusht) dhe jo të premten siç është kërkuar nga klubi nikoqir, Lincoln Red Imps.

Të ngjashme