Feronikeli ndan rrugët me trajnerin Ramadani

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli ka bërë të ditur, përmes faqes zyrtare të klubit, se Zekirija Ramadani nuk do të ulet në karrigen e trajnerit gjatë sezonit të ardhshëm.

Vendimi për t’i ndarë rrugët u mor pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj. Pasi e analizuan gjendjen e klubit dhe rezultatet në ndeshjet e fundit, klubi vendosi ta largojë trajnerin.

Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.

“Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga Feronikeli.

Ramadani ishte trajneri i parë historik i Feronikelit që drejtoi skuadrën në garat e UEFA-s.

Ai u emërua në këtë pozitë më 3 shtator të vitit të kaluar dhe i zhvilloi 37 ndeshje me Feronikelin, prej të cilave 27 ishin fitore, katër barazime dhe gjashtë disfata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme