Feronikeli nxjerr barazim 2:2 në Uells

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në Uells ndaj The New Saints (TNS), duke barazuar në minutat e fundit, megjithëse ishte dy gola në disavantazh.

Vendasit arritën të krijojnë epërsi prej 2 me 0, por kampioni i Kosovës nuk u dorëzua duke arritur të barazojë rezultatin në 2 me 2.

Draper shënoi golin e epërsisë për TNS-në në minutën e 49 nga penaltia.

Derisa në minutën e 77 Edwards dyfishoi epërsinë për vendasit.

Feronikeli nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të barazojë shifrat në 2 me 2.

Mevlan Zeka shënoi golin e parë në minutën e 89 pas një aksioni shumë të bukur. Derisa shifrat i barazoi Astrit Fazliu, duke shënuar nga penaltia në minutën e 90+3.

Të ngjashme