Me rezultat të përgjithshëm 4 me 1 nga dy ndeshjet Feronikeli i ka thënë “lamtumirë” garave në futbollin Evropian.
Kampioni i Kosovës ka humbur të dy takimet me ekipin nga Sllovakia, Slovan Bratisllava.
Ndeshja e parë në kryeqytetin sllovak nën atmosferë shumë armiqësore dhe me thirrje kundër Kosovës, Nikli arriti të shënoi një gol duke rritur gjasat për kualifikim.
Sonte ekipi i udhëhequr nga Zekirja Ramadani, nuk ja doli të bënte një gjë të tillë.
Mysafirët në “Fadil Vokrri” u treguan të fortë.
Me rezultat 2 me 0 Sllovani mposhti nikoqirët duke e ndalur në këtë nivel të garave evropiane Niklin.
Më herët as në fazën kualifikuese të Champions League nuk ua deshti.
Ata u eliminuan në raundin e parë të kësaj faze nga The New Saints, edhe pse lojën e parë Feronikeli tregoj karakter të fortë duke mos lejuar humbjen, nga 2 me 0 ata barazuan 2 me 2.
Por, humbja në Prishtinë prej 1 me 0 nga Uellsianët e largoj ekipin nga Drenasi nga gara më prestigjioze në futbollin e Evropës.