Feronikeli ka shënuar një fitore të thellë në shtëpi ndaj Dritës, për t’u shkëputur në krye të tabelës.
4 me 1 ishte rezultati final i takimit të sotëm në Drenas, transmeton Koha.net.
Kastriot Rexha shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 33, që ishte rezultati i pjesës së parë.
E në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe tre gola përmes Da Silvas, Fazliut e Hotit.
Golin e vetëm për Dritën e shënoi Shaqiri në minutën e 63.
Në krye të tabelës Feronikeli ka 74 pikë, derisa rivalët e saj Llapi e Prishtina po barazojnë momentalisht. Ndërsa Drita në vendin e katërt ka 48 pikë.