Feronikeli e ka mposhtur në shtëpi Besën me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës.
Pas vetëm tetë minutash lojë, Nikli kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Adem Maliqi nga një asistim i Mendurim Hotit.
Skuadra nga Drenasi nuk u ndal me kaq dhe e shënoi edhe të dytin me anë të Argjend Malajt (46’) që u gjet mjaftë mirë brenda zonës.
Në 45 minutat e dytë, Nikli shënoi edhe një herë, për të vulosur kështu fitoren e tyre.
Ishte minuta e 88-të, kur vendasit shënuan edhe golin e tretë me anë të Marko Simonovskit, e që i morën tri pikë mjaftë të rëndësishme.
Pas javës së 17-të, Feronikeli është ngjitur në vendin e katërt me 23 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në të pestin, derisa Besa vazhdon të jetë në vendin e fundit (10), me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.