Kampioni i Kosovës, Ferronikeli, do të luajë kundër Slovan Bratilslavës në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Evropës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 korrik në Bratisllavë, ndërkaq më 1 gusht ajo e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas eliminimit në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve, klubi nga Drenasi ka mundësi që tani ta prekë garën e dytë më të rëndësishme për klube në Evropë.