FES: Politikanët punuan për interesat e tyre, jo të qytetarëve

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 11:12 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur Kongresi i Dytë i “Kosova që ne duam”, me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert (FES). Në këtë kongres nacional u prezantuan rezultatet e punës së një viti të “Kosova që ne duam”, raporton EkonomiaOnline.

Frank Hatke nga FES tha se ka qenë një vit pune intensive në lidhje me 5 fushat kryesore që ndërtojnë një jetë të dinjitetshme për secilin qytetarë.

“Pas një viti pune në grup të punës dhe debate ne kemi dalur me propozime për veprim, kemi ardhur të diskutojmë dhe të marrim pjesë në mënyrë aktive për Kosovën qe duam. Kemi punar në 5 fusha kryesore që kanë rëndësi në jetën tonë, arsimi të gjithë kemi nevojë për edukim te mirë , pjesëmarrja në qeverisje të mirë duam të kemi pensione të denjë e mbrojtje të punëtoreve, zhvillimi i ekonomisë e të tjera”, tha ai.

Ai tha se edhe pse Kosova ka përfunduar luftën që 20 vite ende nuk ka arritur progres në zhvillimin e 5 fushave kryesore për një jetë më të mirë në vend.

“Tash e 20 vite Kosova po mundohet me u bë shtëpi e re për vendin e vet, Kosova do të bëhet vendi ku të gjithë duhet të jenë të sigurt por kjo ende nuk është bërë ajo që shohim është realitet social ku pakica u bënë shumë të pasur por shumica i humbën shpresat”, tha Hatke.

“Shumica e të rinjve duan të dalin jashtë vendit, që kur Kosovë është shtet sovran, politika ishte udhëhequr nga interesa të shumta, por jo ato të popullit”, tha ai.

“Siguria sociale dhe zhvillimi ekonomik asnjëherë nuk ishte në agjendën e tyre”, shtoi Hatke.

Ai tha se qytetarët duhet të jenë kritikues ndaj politikanëve të cilët nuk kanë bërë maksimumin në avansimin e jetesës në Kosovë.

“Mos i leni politikanët rehat, kritikoni, jepjuni këshilla, por vështrojini”, tha ai.

“Mos i jepni votën prapë nëse nuk i realizojnë kërkesat tuaj, një qytetar mund të ankohet por shumë qytetar nëse ankohen mund ta arrijnë që të bëjnë një kauzë më të madhe”, tha Hatke.

Kongresi ishte i ndarë në 5 prezantime të 5 fushave, ato ishin arsimi për zhvillimin e aftësive për punësim, zhvillimi ekonomik dhe krijimini vendeve të punës, politikat shëndetësore dhe të mirëqenies sociale, punë dhe jetë e denjë, aktibizimi qytetar dhe qeverisje e mirë.

Bardha Qirezi nga Instituti Riinvest ka folur rreth punës së grupit punues në fushën e arsimit dhe zhvillimin e aftësive për punësim.

“Grupi për arsim është grup joformal i disa organizatave me ekspertizë në fushën e arsimit, brenda platformës Kosova që dhamë, i bashkuar për të ngritur çështjet prioritare në fushën e arsimit”, tha Qirezi.

“Grupi avokon dhe vepron së bashkë në mënyrë që politikat arsimore të trajtohen me prioritet dhe profesionalizëm duke përfshirë të gjithë akterët në zhvillimin dhe monitorimin e reformave arsimore”, tha ajo.

“Kosova që ne duam” është platformë për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit publik rreth një koncepti të përbashkët për rritje të mirëqenies dhe jetës së dinjitetshme përmes arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës, shëndetësisë publike bashkëkohore, zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes së mirë.

Të ngjashme