Kardinali 96-vjeçar shqiptar, Eminenca e tij e Naltë Ernest Troshan Simoni, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës.
Në fjalën e tij, ai uron të gjithë popujt që të kenë paqe dhe begati dhe të jenë të bashkuar përballë të keqes, duke kujtuar sakrificën e Krishtit, që u kryqëzua dhe mori me vete mëkatet e njerëzimit, për t’u ringjallur dhe për të rikthyer shpresën tek njerëzimi.
“Vëllezër e motra shqiptarë kudo që jeni, ne sot jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festa e ngadhënjimit dhe ringjalljes së Krishtit, i cili fitoi mbi shkatërrimin, vdekjen. Përhapni dashurinë e Krishtit, për të patur begati”, tha ai.
“Hapini dyert e mendjes dhe zemrës Krishtit. Kjo është festë e madhe që gjithë duhet ta urojmë për të gjithë popujt e botës. Urojmë për të gjithë që të kenë dritën e ngjalljes së Krishtit dhe që në çdo festë të kenë në mendje e zemër Krishtin. Të jeni të bashkuar! Paqe dhe begati”, tha Kardinali.
Besimtarët e katolikë festojnë ngjalljen e Krishtit, ndërsa mbrëmjen e djeshme kremtuan Udhën e Kryqit./Atsh