Festa me simbolin e nderimit ushtarak, Turqia mund ta pësojë nga UEFA

Prishtinë | 12 Tet 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Festimi i futbollistëve të Turqisë, pas golit të shënuar ndaj Shqipërisë, mbrëmjen e djeshme është bërë xhiron e internetit.

Futbollistët vendas u rreshtuan para tifozëve të tyre duke bërë simbolin e nderimit ushtarak, i cili lidhet me situatën në jugun e Turqisë dhe sulmet që janë duke ndodhur në Siri ndaj popullsisë kurdë, të cilët janë cilësuar si terroristë nga qeveria turke.

Në ditët e kaluara, ka pasur thirrje të vazhdueshme që UEFA dhe FIFA të ndërhynin në këtë mes dhe të ndalonin festimet me karakter politik, e për më tepër ata që nderonin luftën me kuptimin e plotë të fjalës.

Kjo nuk është marrë për baza nga futbollistët e kombëtares Turke, të cilët rrezikojnë ta pësojnë pas këtij festimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme