Festat e fundvitit, mbi një orë pritje në Merdarë

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë vendlindjes tani në kohë të festave, po iu bie të presin në kufi. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të mëdha janë në pikën kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Pritjet për të hyrë Kosovë, në pikën kufitare në Merdarë, janë deri në 120 minuta, derisa kolona është 600-700 metra. Ndërsa, për të dalë nga Kosova, në këtë pikë kufitare, pritjet janë 3-5 minuta, derisa kolona nuk ka.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara sot në orën 11:19, pritjet për të hyrë në Kosovë, në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë janë 40 minuta, derisa kolonat janë deri në 250 metra. Ndërkaq, pritjet për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare janë 3-5 minuta, derisa kolona është 20 metra.

Ndërkohë, në pikën e kalimit kufitar në Muçibabë, pritjet në hyrje janë 10-15 minuta, derisa kolona është 50 metra, ndërsa pritjet në dalje janë 3-5 minuta dhe kolona nuk ka.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet në hyrje dhe dalje janë 3-5 minuta, derisa kolona nuk ka.

Të ngjashme