Festat e prillit, tri ditë pushim shtesë për punëtorët e shtetit këtë muaj

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Në muajin prill, sipas kalendarit zyrtar, do jenë tri festa këtë muaj.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, këto janë tri festat: Pashkët Katolikë, Dita Kushtetutës dhe Pashkët Ortodokse, transmeton lajmi.net.

Të hënën me 6 prill do të jetë ditë pushimi për punëtorët e sektorit publik, pasi festohen Pashkët Katolikë.

Me 9 prill, ditë e enjte, është Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të jetë ditë pushimi.

Kurse, të hënën e 13 prillit janë Pashkët Ortodokse dhe do të jetë ditë pushimi për punëtorët e sektorit publik.

Të ngjashme