Në Vlorë festimet për 28 Nëntorin kanë nisur ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se i gjithë territori përreth Sheshit të Flamurit është nën survejimin e të gjitha strukturave të Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se në zonën përreth po hiqen edhe automjetet të cilat zënë rrugën.
Kujtojmë se festime për Ditën e Pavarësisë do të mbahen edhe në Tiranë, ku pritet të Organizohet Parada e Shqiptarëve.
Kujtojmë se dita e sotme shënon 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit osman.