Të hënën është bërë hapja e festivalit “Ballkani Përtej Kufijve”, në Kino “Armata”, raporton Ekonomia Online.
Vasiliki Masoglu, drejtoreshë e festivalit, tha se sikurse çdo vit qëllimin kryesor e kanë njohjen ndërmjet popujve dhe kulturave të ndryshme.
“Jam shumë e lumtur që të bashkëpunojmë dhe të promovojmë Ballkanin përtej kufijve, dhe këtë vit kemi këtë festival, i cili shërben për me u njoftuar me popujt, më herët Festivali ka filluar në 2010 për herë të parë në Beograd dhe ka vazhduar tutje në vende tjera”.
Tutje ajo tha se tematika kryesore e festivalit është lidhja e njerëzve, si shkak i ndarjes që ka shkaktuar pandemia.
Ajo shton se në garë do jenë 33 filma nga shumë shtete të ndryshme, raporton EO.
“Tematika e edicionit të festivalit flet për lidhjen e njerëzve, familjeve, si shkak i ndarjes që ka shkaktuar pandemia”.
“Do të kemi 33 filma në garë, nga Serbia, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe shtete tjera, kemi bashkëpunim me PRI-FEST. Çdo vit fokusohemi tek një shtet që nuk është pjesë e Ballkanit dhe kësaj here kemi përzgjedh Bukureshtin”, tha ajo.