Në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë po mbahet edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër.
Festivali i Gjelbër është platforma e vetme e rrjetëzimit në Kosovë për Bizneset e Gjelbëra, agjencitë qeveritare, donatorët dhe akterët relevant të energjisë.
Festivali i Gjelbër vjetor, treditorë, i promovon bizneset e gjelbra të Kosovës dhe e ngritë vetëdijen dhe interesimin për riciklim, energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.
Edhe këtë edicion, Forumet e Gjelbëra do të mbahen nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë mbi trendet e fundit të industrisë së gjelbër.
Festivali do të përfshijë disa aktivitete paralele për të inkurajuar vetëdijen dhe kontributin publik për qëndrueshmërinë mjedisore dhe të nxisë kuriozitetin për energjinë e ripërtëritshme, riciklimin, dhe efiçiencën e energjisë.
Christina Davies, u.d së zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it, thotë se këtë vit me 41 biznese kosovare që janë të pranishme, dyfishi i vitit të kaluar, tregon se ata janë më të interesuar.
“Do të vazhdojë ky organizim edhe vitet e tjera. Kjo është me rëndësi për qëndrueshmërinë e sektorit privat, që të jemi pjesë e tregut global”.
“Sivjet dy herë më shumë kompani po marrin pjesë. Gjatë festivalit ju inkurajoj që të vizitoni të gjitha bizneset dhe të takoni njerëzit nga këto organizata biznesi dhe të merrni pjesë në aktivitete të mëvonshme”.
Ky projekt ka krijuar mbi 3 mijë vende pune në të gjithë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5 mijë vende të reja të punës deri në korrik të vitit 2019.
Ambsadorja Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, deklaron se çdo ditë e më shumë po zë vend urbanizimi.
“Ajo që është më abicioze, shënjimi që brenda 2020 të kemi energji më të mirë në sektorin privat. Duhet ndarë para për të ndodhur kjo. Tjetra ka të bëjë me qytetet. E shihni se çdo ditë zë vend urbanizimi. Duhet të kemi parasysh edhe mjetet e transportit.”
Temë tjetër, ambasadorja paraqiti ujërat e pastra, për të cilat tha se duhet bërë më shumë me qëllim që mjedisi të mbahet më i pastër.
“Tema tjetër ka të bëjë se si të punojmë së bashku, si të punojmë brenda marrëveshjeve. Marrëveshja me organizata ndërkombëtare që mund të përdoren për të përfituar.”
Gerrie Willems, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë ka paraqitur Holandën si shtet që përdor një përqindje të madhe të energjisë të përfituar nga erërat dhe ka thënë se edhe Kosova duhet të ndjekë shembull të tillë.
“Holanda ka përqafuar një vizion inkurajues sa i përket energjisë së gjelbër. Për ta bërë një Kosovë të gjelbër, që kanë shumë pasuri natyrore dhe kanë fleksibilitet nga ana e teknologjive”.
“Kjo lidhet edhe me progresin e integrimeve evropiane. Kjo mundëson që integrimi të jetë më shpejtë. Qeveria duhet të ketë parasysh disa gjera për të pasur mjedis të pastër, ka nevojë të ketë vizion strategjik të qartë ashtu si edhe politik. Suedia është këtu që të iu ndihmojë. Iu këshilloj që t’i përdorni këto.”
David Oberhuber, drejtor i GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoni, ka thënë se duhet bërë më shumë për efiçiencën e energjisë në Kosovë.
“Ne po përqendrohemi në efiçiencën e energjisë dhe ka pasur fjalë për riciklimin dhe ripërdorimin por do donim të shtonim edhe perspektivën e efiçiencës për përmirësimin e ekonomisë”.
“Kur shohim ndërtimin në Kosovë shohim se 40% është shfrytëzuese e energjisë. Shifër jo aq pozitive është se Kosova është ndër vendet me jo efikase në këtë drejtim”
“Të bashkëpunojmë me institucione që të investojmë në efiçiencën e energjisë”
Ai ka thënë se një pjesë e rëndësishme e kësaj është edhe diaspora e Kosovës në Gjermani.
“Të njoftojmë Qeverinë për humbjen e energjisë. Është e rëndësishme të kemi projekte që financohen”.
Astrit Panxha, kryeshef ekzekutiv tek Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se megjithëse Kosova është e pasur shumë me burime natyrore ajo ka edhe shumë pasoja.
“Dyfishimi i bizneseve këtë vit tregon se kompanitë kosovare janë më të interesuar të investojnë në këtë fushë”.
“Për qytetarët festivali duhet të inkurajojmë se si duhet të shpenzojnë konsumin e energjisë elektrike”.
Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, se është në të mirën e Kosovës që të zhvillohet kjo fushë.
“E kemi pa që ka sfida si te energjia me hidro, kemi vendosur që ta vendosim nga hidro në solar. Lëvizja veç ka filluar dhe besoj që nga hidro do transferohet në solar. Marrja licencave të jetë e hapur dhe jo me lista të pritjes. Për ta rritur transparencën do jetë e hapur. Në këtë formë përfiton edhe Kosova për energji të ripërtërishme. Ligjin për efiçiencë e kemi në Kuvend dhe besoj që në tetor do kalojë”.
“Ndërmarrjet e vogla dhe mesme do mundësohen të marrin kredi në mënyrë që të mos ngarkohen shtesë kompanitë në prodhim të energjisë së ripërtërishme”.
“Falë edhe disa kompanive nga diaspora kemi hapur edhe Ligjin për investime të ripërtërishme që ka shumë interes”.
Vitin e kaluar, 23 kompani pjesëmarrëse i kanë gjeneruar mbi 1.3 milion euro në shitje gjatë tri ditëve të kësaj ngjarjeje.