Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar masa për të dalë nga kriza e rezultateve që ka kapluar Përfaqësuesen, ku mund edhe të shkarkohet trajneri.
“Komiteti Ekzekutiv (KE) i FFK-së, sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrrit president, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE shqyrtoi dhe analizoi ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës si dhe rezultatet e arritura dhe pas shumë diskutimeve konstatoi se me gjithë angazhimin dhe pengesat e natyrave të ndryshme të ekipit përfaqësues, nuk është i kënaqur me rezultate e arritura, ndaj në ditët në vijim KE do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të dalë nga kjo gjendje me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje”, shkruhet në komunikatën e FFK-së.
Kosova po përballët me rezultate të dobëta në ndeshjet kualifikuese për botërorin Rusia 2018, ku në 6 ndeshje ka 1 barazim dhe 5 humbje.