Para kamerave, Vuçiq e shkarkon nga detyra drejtorin e Energjetikës

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, ka luajtur sot rolin e të fortit para kamerave ndërsa shihet duke poshtëruar ushtruesin e drejtorit të Energjetikës në Serbi, Milorad Grçiq gjatë një vizite në një fshat të Rashkës.

E gjthë kjo siç shihet në TV N1 në Beograd, vetëm se Grçiq nuk i ka treguar Vuçiqit për një zjarr të ndodhur në një bllok të termoelektranës.

Vuçiq me tone kërcënuese siç dëgjohet në video, e pyet Grçiqin, ”pse nuk me ke njoftuar se ka pasur zjarr të vogël në B1?”.

Tutje gjatë këtij ballafaqimi që duket të ketë rrjedhë me tensione, Vuçiq i ka kërkuar Grçiqit që ta stabilizojë gjendjen me rrymë duke i dhënë afat deri në Vit të Ri.

Madje me këtë rast, ai para kamerave e ka pushuar nga puna ushtruesin e detyrës së EPS.

”Deri në Vit të Ri stabilizoje gjendjen, pastaj gjeje një punë tjetër”, i ka thënë Vuçiq, Grçiqit.

news image

Të ngjashme