Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është përballur me kritika të ashpra nga ata që e përcjellin futbollin në Kosovë. Kritikat në adresë të Challandesit kanë nisur qëkur Kosova u eliminua në gjysmëfinale të plejofit për “Euro 2020” nga Maqedonia e Veriut në tetor të vitit të shkuar.
Edhe më të ashpra kritikat janë bërë pas dy disfatave, nga Suedia dhe Spanja, në ciklin kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.
Por Challandes ka përkrahjen e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ndonëse nuk ia garantojnë edhe gjatë vendin në stolin e Kosovës.