Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pritet t’i hapë dyert për Përfaqësuesen e Kosovës dhe tifozët e saj, më 10 shtator, për ndeshjen ndaj Përfaqësueses së Ishujve Faroe.
Për futbollistët e Kosovës do të jetë kjo ndeshja e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s dhe e para në shtëpi, shkruan Koha Ditore.
Ndonëse përgjigjja zyrtare lidhur me licencimin e stadiumit nga UEFA nuk ka ardhur ende në FFK, shtëpia evropiane e futbollit ka konfirmuar se ndeshja do të luhet në Prishtinë, ndërsa FFK-ja tashmë ka nisur përgatitjet.
Biletat për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe do të dalin në shitje javën e ardhshme, kanë thënë në Federatën e Futbollit të Kosovës.