Pas zhvillimeve të fundit në futbollin kosovar, Federata e Futbollit e Kosovës e ka thirrur një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të saj për të mërkurën.
Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet mundësia e shkarkimit të Arianit Ahmeti nga posti i zëvendësekretarit të FFK-së.
Kjo për shkak se Ahmeti nga pozita e e lartë zyrtare po punon për rrëzimin e kryesisë aktuale të FFK-së, derisa e ka konfirmuar për Express kandidaturën e tij për kryetar.
Express mëson se Komiteti Ekzekutiv ka gjetur mundësi juridike për shkarkimin e Ahmetit. Më herët drejtues të FFK-së kishin shprehur habi për faktin se Ahmeti nuk është dorëhequr, por duke vazhduar në njërën anë punën në FFK për çka paguhet mbi 1500 euro në muaj dhe në anën tjetër duke punuar për rrëzimin e Agim Ademit dhe sigurimin e votave për veti.