Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare se kryetari i Vëllaznimit, Agim Cana, nuk do të ketë të drejtë ta kryejë funksionin e tij zyrtar në klub për gjashtë muaj, për të gjitha ndeshjet e organizuara nga FFK-ja.
Pas disfatës kundër Trepçës ’89 në barazh, Cana e kishte mbajtur një fjalim në zhveshtoren e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku sugjeroi se lojtarët e tij duhet të jenë krenar për lojën e tyre, duke shtuar se ata ishin edhe kundër “mafisë”.
Përveç pezullimit të Agim Canës për gjashtë muaj, edhe dy zyrtarë të tjerë kanë marrë dënime nga Komisioni Dispilinor i FFK-së. Sekretari i Vëllaznimit, Blerim Vula, është pezulluar për tre muaj, po aq sa drejtori i klubit, Ahmet Morina.
Për më tepër, klubi nga Gjakova është dënuar me shumë prej 1000 eurosh. Vëllaznimi duhet ta paguajë këtë gjobë brenda 15 ditësh, ashtu siç është e caktuar nga rregullorja disiplinore.
Njoftimi i plotë i FFK-së:
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.06.2019, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për kundërvajtësit nga ndeshjet përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË të zhvilluara me datë 31.05 dhe 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ,dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
AHMET MORINA; drejtor i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 00794M70 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për largim nga pankina – hapësira teknike (manifestim të sjelljeve jo korrekte dhe të gabuara; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve dhe krerëve të FFK-së) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë; 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET; me ndalesë të kryerjes së detyrave në klub në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
BLERIM VULA; sekretar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009784M53, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive (pas përfundimit të ndeshjes futet në fushë, ofendon dhe fyen gjyqtaret e takimit dhe krerët e FFK-së) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raporti i delegatit dhe zyrtarëve tjerë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes së detyrave në klub në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
AGIM CANA; kryetar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për shkelje të kodit të etikës sportive, ku pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëvë; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, fton mediat në zhveshtoret e KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova, prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e Kosovës, në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive. Bazuar në raportet zyrtare si dhe incizimet televizive, konform Rregullores disiplinore neni 59 paragrafi 1 pika 2 (shpifje dhe përhapje e të pavërtetave); DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në klub, në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për sjellje të gabuara dhe jo korrekte nga ana e spektatorëve të klubit të tyre drejtuar ekipit kundërshtar dhe gjyqtarëve të takimit ( minutat; 16,63 – fyerje dhe ofendime drejtuar lojtarëve dhe ekipit kundërshtar , minuta 66 pati shfaqje të farkimeve në fushë kurse nga pjesa perëndimore hedhje të 3 shisheve pvc në fushë) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË,kategoria e senioprëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet e zyrtareve nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 , KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
KF “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (minutat; 84 dhe 85 pati ofendime dhe fyerje të organizuara në kor drejtua ekipit kundërshtar dhe lojtarit Alban Tusuni ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve ; GJILANI – BESA e zhvilluar me datë 31.05.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë. (Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, KF “Gjilani“ nga Gjilani; DENOHET ; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë). Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
KF “BESA“ nga Peja për mosrespektim të marrëveshjes së nënshkruar në respektimin e afatit kohor ; 15 Maj 2019 ; klub-lojtarë dhe FFK në përmbushjen e detyrimeve – obligimeve financiare ndaj lojtarëve të ankimuar të dala nga kontratat e lidhura me lojtaret; i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e provave – vendimin përfundimtar të komisionit . Kërkohet raport lidhur me rastin nga ana e klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja, afati datë 24.06.2019. Në rast së KF “ Besa “ nga Peja nuk i përmbahet marrëveshjes në përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarëve në ankimim, komisioni disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës do të aplikojë dispozitat e Rregullores disiplinore neni 64 paragrafi 1 pika 9 dhe neni 65 paragrafi 1 dhe 2 (të gjitha pikat e mundshme).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, date 18.06.2019 – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.