FFK kundër krijimit të Superligës Evropiane

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Si FSHF edhe FFK është kundër krijimit të Superligës Evropiane të futbollit që ishte porpozim i Realit dhe Barcelonës vitin e kaluar.

Ndonëse Gjykata e Drejtësisë i dha lejën e themelimit të kësaj lige, por skuadrat dhe vetë UEFA e FIFA janë kundër, raporton Sinjali.

Bashkë me to edhe FFK që thonë se besojnë në projektet e UEFA-s dhe jo në organizime të tilla.

𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭ë 𝐞 𝐔𝐄𝐅𝐀-𝐬 𝐩𝐚𝐬 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭ë𝐬 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐭ë 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐩ë𝐫 çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 “𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐋𝐢𝐠ë𝐬”

UEFA është njohur sot me vendimin e dhënë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për Superligën Evropiane.

Ky vendim nuk nënkupton miratimin ose vërtetimin e të ashtuquajturës “Super ligë”, por përkundrazi thekson një mangësi para-ekzistuese në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022.

UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja, dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse evropiane.

UEFA mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën europiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin evropian të sportit së bashku me federatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, institucionet evropiane, qeveritë dhe partnerët e saj.

Ne besojmë se piramida evropiane e futbollit e bazuar në solidaritet, të cilën tifozët dhe të gjithë palët e interesuara e kanë shpallur si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i evazionit nga ligjet evropiane dhe kombëtare.

Të ngjashme